Gossip Showbiz

Pas fjalëve për sëmundje mendore, krizë në martesë, Justin Bieber ndodhet në Islandë duke…

Ndërsa gruaja e tij, Hailey Bieber, po kalonte tapetin e kuq në Met Gala në New York, Justin Bieber u gjet në Islandë, ku po regjistronte muzikë të re.

Këngëtari 31-vjeçar, i cili muajt e fundit ka shqetësuar familjen, kolegët dhe fansat përmes postimeve të tij enigmatike mbi shëndetin e tij mendor, ka zgjedhur një akomodim të izoluar dhe luksoz në Ólafsfjörður, një qytet në veri të Islandës.

Akomodimi, i vendosur në një ish-fermë delesh pranë Rrethit Arktik dhe i rrethuar nga male dhe lumenj, është një destinacion i njohur për ata që dëshirojnë të shijojnë Dritat Veriore gjatë dimrit.

Atje, Bieber dhe ekipi i tij i ngushtë kaluan orë të tëra në një studio regjistrimi të pajisur plotësisht dhe të pavarur.

Një burim tha për revistën “PEOPLE” se këngëtari dukej i qetë dhe i relaksuar në ambientet e natyrshme të Islandës, të cilat dukeshin si vendi ideal për t’u tërhequr dhe për t’u frymëzuar.

Përveç aktiviteteve muzikore, ai dhe bashkëpunëtorët e tij shijuan gjithçka që ofronte prona, nga banjat me akull dhe saunat pranë oxhakut, deri te helikopterët, snowboard-et dhe mundësitë për të bërë biking.

Pas përfundimit të qëndrimit të tij, Bieber ndau foto nga studioja e regjistrimit në Instagram, duke e cilësuar atë si “udhëtimin më të mirë të jetës së tij”.

Ky qëndrim në Islandë duket se ka ofruar momentet e duhur të relaksimit dhe frymëzimit për këngëtarin.