Aktualitet Politikë

Berisha: Anuloni antimitingun që do të organizoni nesër në Vlorë, akt lufte!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Partia Socialiste ka në plan të organizojë një tubim pro investimit të Zvërnecit, të premten në Vlorë.

Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe vendimin e kreut të meduzës, kreut të organizatës kriminale, për të organizuar nesër në Vlorë anti-mitingun e turpshëm të historisë. Ju paralajmëroj se në mënyrë absolute anti-mitingjet tuaja nuk do tolerohen.

Anti-mitingjet tuaja do të marrin atë përgjigje që do të mjeroni për të. A ka akt më të turpshëm?  Të marrësh nënpunësit e tu dhe të dalësh në anti-miting ndaj protestës qytetare.

A ka akt më përçarës? A ka akt më absurd? Është akt lufte që mafia shtetërore u shpall qytetarëve. Hiqni dorë! Anulojeni! Keni dërguar mesazhe të gjithë punonjësve të Fierit, Lushnjës, të gjithë Jugut, tha Berisha në sallën e Kuvend.

Njësoj si Ramiz Alia që donte të na shpallte Republikën e Vlorës, me vullnetarët e Enverit, tani me vullnetarët e Edit. Mos e provoni! Mos e provoni! Të ndiqen rregullat!

Ka një protestë, pse e çoni dhe dhunën ndaj tyre? Një protestë qytetare. Paska një njeri që nxjerr këtë parullat e nuk përfaqëson tërësinë aty.

Ndaj dhe është fashiste, staliniste, praktika e anti-mitingjeve. Hiqni dorë! Kam publikuar mesazhet që keni nisur në administratë. Gjithçka është terri dhe mungesa totale e transparencës, u shpreh Berisha.