Politikë Zgjedhjet 2025

Berisha në njësinë 4 në Tiranë: Regjimi i Ramës ka vjedhur taksat tuaja, ne do u rikthejmë paratë

Nga takimi në degën nr.4 në Tiranë ku bëri prezantimin e programit të qeverisjes ‘PD-Shqipëria Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha, hodhi akuza ndaj qeverisë.

Berisha tha se qeveria në këto vite vetëm ka vjedhur taksat e qytetarëve shqiptarë.  Ai premtoi se nëse PD vjen në pushtet qytetarve do t’i rikthehen paratë e tyre.

‘Ne sot kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë kemi një mbështetje të madhe dhe një entuziazëm të paparë më parë dhe një program që çdo orë dhe çdo ditë po pushtet zemrat e qindra dhe mijëra shqiptarëve, ky program ka si qëllim një mundësi të re për çdo shqiptar nga fëmijët për një shkollë me të mirë, tek pensionistët për një jetë më të mirë, tek të rinjtë për shkollim dhe punësim, tek bizneset për shanse të vërteta biznesi, tek punonjësit për vlerësim dhe respekt të punës së tyre. Ne do të rikthejmë paratë e shqiptarëve tek qytetarët.

I paguani taksat më të rënda kësaj qeverie, sot kemi 21 për qind të familjeve që nuk ushqejnë dot me 3 vakte fëmijët e tyre dhe pensionistë që nuk blejnë dot ilaçet e tyre dhe të rinj që kanë alternativë të vetme largimin nga vendi këto, kanë një shkak vjedhjen e taksave tuaja nga regjimi i ramës minisrtrat dhe zyrtarët e tij. Ne në 100 ditët e para do të realizojmë atë ndryshim që nuk e kanë menduar më parë. Ne do të vendosim minimum jetik 200 euro për cdo të papunë, jetim, studentë me bursë’, tha ai.

LEXO EDHE: Berisha: Në çdo rreth do kthehen zyrat e shërbimeve siç kanë qenë në vitin 2013!

Berisha u ndal edhe tek shëndetësia dhe arsimi. Ai tha se këto dy fusha kanë degraduar, ndërsa fondet janë vjedhur nga qeveria.

Minimum jetik 200 euro. Rroga jo më pak se 500 euro. Nuk do ketë rrogë të ulët më. Pensionistët do kenë kartën e konsumatorit, ku do marrin gjërat bazë, ushqimet për të siguruar jetesën. Shqipëria do adaptojë pikë për pikë listë e ilaçeve të Italisë dhe do e rimbursojë atë 100%. Ne do implementojmë atë, për kujdesin ndaj shëndetit.

Berisha premtoi dyfishim të rrogave për infermierët dhe mjekët nëse PD vjen në pushtet.

Arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar në mënyrën më të papranueshme, janë rrokullisur deri në shpartallim. Sistemi i shëndetësisë është jashtëzakonisht problematik, të sëmurët i merr sëmundja sepse s’kanë ilaçe për mjekim.

Një sistem ku mjekimi është gjysmak, ose ai që nuk duhet. E keni ndjekur dramën e tmerrshme në Onkologjik, nuk ndodh në asnjë vend të botës ajo. Rama deklaronte se atje po ndodhin krime kundër njerëzimit, në të vërtetë po, krim kundër njerëzimit është nëse nuk i jep ilaçin të sëmurit rëndë. Por Rama nuk mori asnjë masë që nga ajo kohë, sepse drejtori dhe ministri vjedhin fondet, hanë dardha dhe i vjedhin bashkë me kryeministrin.

Ne do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë. Në Shqipëri nuk do shitet ilaç tjetër përveç atyre në BE. Dhe nuk do mungojnë ilaçet jetike për trajtimin e të sëmurëve tanë. Do dyfishohen rrogat e infermierëve dhe mjekëve, do ketë aparatura në çdo spital. Ne sot shpenzojmë nga xhepi 820 mln euro, trefishin e vendeve të rajonit apo Europës, e dini ju se çdo të thotë, se shqiptarët shpenzojnë 4 herë më shumë për ilaçe sesa për bukë’, tha ai.