Showbiz

Billie Eilish tregon përse nuk do t’i bëjë kurrë publike lidhjet e saj romantike

Ajo është vetëm 18-vjeçe dhe ka një sukses të jashtëzakoshëm.

Bëhet fjalë për Billie Eilish e cila me projektet e saj shumë të veçanta muzikore është shndërruar në fenomen dhe është një ndër artistet e vetme që në një moshë kaq të re ka kaq shumë e ka thyer kaq shumë rekorde.

Sigurisht që nuk mund të fitosh në gjithçka pasi siç e ka theksuar në intervista të ndryshme, Billie nuk ka patur fat në dashuri.

Në një deklaratë të dhënë së fundmi, fituesja e 5-së çmimeve “Grammy” tha se nuk do t’i bëjë kurrë publike lidhjet e saj romantike. Ajo tha se nuk dëshiron që jeta e saj private të përflitet pasi nëse ndahet njerëzit do të fillojnë të flasin dhe të gjejnë fajtorin.

Billie shtoi se në të kaluan ka patur shumë situata ta pakëndshme në marrëdhëniet e saj me meshkujt dhe askush nuk do të donte që këto gjëra të mësoheshin nga publiku.