Aktualitet Bota

Blinken takohet me Borrell dhe i kërkon në emër të SHBA që të ecet përpara me bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë!

Ambasada Amerikane në Tiranë, njoftoi se Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken u takua me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Josep Borrell.

Në një postim në “Twitter”, ambasada shprehet se Blinken i shprehu Borrell mbështetjen e vazhdueshme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, si dhe Zv. Presidentin e Komisionit Europian Josep Borrell dhe shprehu vlerësimin për mbështetjen e qartë e të vazhdueshme për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin për procesin e zgjerimit. Sekretari Blinken nënvizoi nevojën për të ecur përpara me bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: