Bob Dylan shpërfill Nobelin për Letërsinë. Kantautori nuk tha një fjalë të vetme për vlerësimin prestigjioz gjatë koncertit të një nate më parë në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara. 75-vjeçari njihet për qëndrimet e tij, të cilave iu shkon deri në fund. Por, kësaj here la pas zhgënjimin për ata që prisnin komentet e të parit muzikant në historinë e Nobelit, i nderuar me çmimin e rëndësishëm.