Victoria Beckham ka folur për herë të parë hapur mbi konceptin e njohur si “Brand Beckham”, etiketa që prej vitesh lidhet me familjen e saj dhe bashkëshortin, David Beckham.
Në një intervistë në podcastin “Aspire” të Emma Grede, 52-vjeçarja sqaroi se krijimi i imazhit të famshëm mediatik të familjes nuk ka qenë kurrë një plan i menduar me strategji.
Kur u takova për herë të parë me Davidin, nuk kishte asnjë synim për të krijuar një ‘brand’. Ai ishte fytyra e Brylcreem-it, luante për Manchester United dhe bashkëpunonte me Adidas e Pepsi, ndërsa unë isha pjesë e Spice Girls. Pikërisht aty mësova shumë për marketingun dhe ndërtimin e imazhit publik
-u shpreh ajo.
Deklaratat e Victoria Beckham vijnë në një moment delikat për familjen, pasi djali i madh i çiftit, Brooklyn Beckham, kishte deklaruar më herët se “Brand Beckham” shpesh është vendosur mbi jetën familjare.
Sipas Brooklyn, presioni për të ruajtur imazhin perfekt në publik dhe në rrjetet sociale ka ndikuar në marrëdhëniet personale dhe në dinamikën familjare, duke krijuar situata ku angazhimet publike kishin prioritet ndaj jetës private.
Megjithatë, Victoria këmbënguli se suksesi i tyre nuk është ndërtuar mbi një plan të ftohtë marketingu, por ka ardhur natyrshëm si rezultat i karrierave të tyre në muzikë, sport dhe modë, si edhe nga ekspozimi i vazhdueshëm në media ndër vite.