Japonia i ka dhënë një leksion të mirë Brazilit të drejtuar nga Ançelotit, duke mundur gjigandët e futbollit botëror me shifrat 3-2 në miqësoren e zhvilluar në Tokio.
Ka qenë një ndeshje me dy fytyra, pasi në pjesën e parë, Brazili ishte dominues, duke luajtur një futboll të rrjedhshëm e me kombinime, nga i cili erdhën edhe golat e Paulo Henrike dhe Martinelit.
Por në pjesën e dytë, “seleçao” e bëri pushim dhe nga kjo përfituan japonezët. Minamino ngushtoi diferencën në minutën e 52-të e më pas erdhën edhe golat e Nakamura dhe Ueda, të cilët brenda 20 minutash përmbysën plotësisht rezultatin dhe i siguruan aziatikëve fitoren e parë në histori përballë Brazilit.