Imazhet e publikuara së fundmi të një makine vënë në pah ngjashmërinë e saj me ikonën Bricklin SV-1 të viteve 1970. Përtej kësaj, të dyja kanë logon e Bricklin. Ekziston edhe një tjetër ngjashmëri mes këtyre të dyjve, të dyja janë reale. Siç raportohet, kompania që e prodhon makinën e re Bricklin 3EV është Visionary Vehicles. Edhe pse shumë prej makinave nuk e kalojnë kurrë fazën e idesë, është për habi që tani marka ka shfaqur prototipin e 3EV.
Edhe pse nuk dihet shumë për të, thuhet se 3EV premton performancë të shkëlqyer, me një motor elektrik në pjesën e përparme. Ai është projektuar nga dizajnerët e makinave të garave dhe vjen me një të brendshme me kabinë digjitale, jo ndryshe nga ajo e Mercedes-Benz. 3EV përmban një ekran info-argëtues, sedilje me ngrohje dhe një sistem për ndihmë ndaj shoferit. Thuhet se modeli i ri nga Bricklin do të arrijë vlerën e 28,980 dollarëve.