Showbiz

Britney Spears harron këngët e veta, kërcen nën ritmet e Rihannës

Ditën e kaluar këngëtarja e famshme Britney Spears ka qerasur 25.2 milionë ndjekësit e saj në Instagram me një sërë videosh ku shfaqet duke kërcyer.

Ajo çfarë ka tërhequr menjëherë vëmendjen ishte kënga e Rihannës në sfond, “Never Ending” dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Britney po i bënte lëvdata yllit nga Barbados.

“Ndihem sikur po fluturoj me këtë këngë. Rihanna është një sipërmarrëse kaq e suksesshme ndërsa albumi i saj “Anti” më pëlqen shumë” -tha Britney duke shkaktuar reagime të ndryshme tek fansat.

Shumë prej tyre kanë shkruar në Twitter se si 38-vjeçarja i ka harruar hitet e veta të cilat i mungojnë shumë publikut pasi ajo nuk ka dhënë asnjë performancë virtuale me këngët e saj.