Bota

Bruksel, vijojnë negociatat për Brexit-in

Në Bruksel po zhvillohen sërish negociata për Brexitin. Ekspertët thonë se situata vjen në një kohë kur britanikët nuk e kanë idenë se ç’duan dhe vazhdojnë të ecin duke u lëkundur pa ardhur në vete drejt datës finale. Deri në fund të tetorit marrëveshja për daljen e Britanië nga Bashkimi Europian duhet të jetë gati.