Ministria për Punët e Jashtme shpërndau 3800 tekste mësimore të gjuhës shqipe për komunitetin shqiptar të diasporës në Amerikë. Kryediplomati Ditmir Bushati, i cili ndodhet në SHBA për punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, u takua me një grup mësuesish dhe nxënësish nga Nju Jorku, Nju Xhersi, dhe Konektikati. Mësuesit pohuan se problemi akut në shkollimin në shqip është mungesa e teksteve.