Para pak kohësh reperi shumë i dashur i publikut Capital T u përfol për një lidhje dashurie me modelen Adrola Dushi. Pas spekulimesh të shumta u mësua se dyshja e famshme në të vërtetë ndanin një miqësi të ngushtë falë së cilës u realizua dhe klipi i artistit, “C’est La Vie”.
Adrola u bë pjesë e klipit të këtij projekti muzikor duke tërhequr kështu vëmendjen e të gjithëve, sigurisht për këtë kanë ndihmuar edhe thashethemet rreth marrëdhënies së tyre. Sakaq, kënga e klipi u pëlqyen shumë saqë fansat nuk ngurruan ta votojnë menjëherë duke e bërë pjesë të klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare. Por, sot më në fund kemi një dritë në fund të tunelit rreth jetës private të Capital T që për kaq shumë kohë e ka ruajtur me fanatizëm.
Reperi ka publikuar një foto në makinë ku shfaqet i shtrirë në prehërin e një vajze misterioze që dyshohet të jetë e dashura e tij. Edhe pse vajzës i duken vetëm flokët, kuptohet që ajo nuk është modelja Adrola Dushi. “Më pëlqen mënyra se si jetoj” -shkroi ai në diçiturën e fotos së rrallë që ka postuar në Instagram.
Tani presim që fansat sy shqiponjë, nëpërmjet kërkimeve të hollësishme, të zbulojnë identitetin e vajzës misterioze.
https://www.instagram.com/p/CHXkb6jBKf4/