Gili dhe Redoni, të cilët ishin zgjedhur liderët e kësaj jave në shtëpinë e “BBVA4”, u larguan papritur nga gara pasditen e sotme. Pas ikjes së tyre, u bë një tjetër zgjedhje për të marrë drejtimin e shtëpisë, dhe liderja e re e kësaj jave është Egli Tako.
Tashmë pritet të shihet si do të zhvillohen dinamika të reja brenda shtëpisë pas këtij ndryshimi të papritur.
Gili ka njoftuar banorët se djali i saj, Redoni, kishte vendosur të largohej për shkak të presionit të madh dhe trysnisë që po përjetonte nga loja, duke thënë se ai nuk po arrinte ta përballonte më. Ky vendim ka shkaktuar një tronditje të madhe në shtëpi, ndërsa banorët janë të paqartë për të ardhmen e dinamikave apo ndodhive të grupit.