Teatri i Korçës “Andon Zako Çajupi” çeli me shfaqjen “Doktor Shuster” festivalin “Verë në Epidamn”, që po organizohet për herë të parë këtë vit në qytetin bregdetar të Durrësit. Por përveç teatrit, pushuesit do të ndjekin edhe ekspozita e muzikë. Për ideatoren e kësaj nisme, regjisoren Driada Dervishi, kjo shfaqje vjen si një mundësi për të gjallëruar sezonin turistik.