Për herë të parë në qytetin bregdetar të Durrësit po zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip. Shtëpi botuese nga të gjitha trevat shqipfolëse, paraqiten në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore me botimet e hedhura në qarkullim kohët e fundit. Bashkia e Durrësit e ka mbështetur këtë nismë që premton të kthehet në një ngjarje të përvitshme të librit shqip në këtë qytet.