Politikë

Ceremonia e Mirënjohjes Publike për punonjësit që u përballën me zjarret! Rama: Respekt për të gjithë ju!

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e Mirënjohjes Publike për përkushtimin, sakrificat dhe trimërinë e të gjithë atyre që u përballen me zjarret që pushtuan vendin tonë gjatë dy muajve të fundit.

Gjatë fjalës së tij Rama shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë punonjësit që u përballën me zjarret.

“Beteja e zjarrit që përfshiu territoret të konsiderueshme të vendit tonë në 2 muajt e fundit ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh dhimbjesh, një kronikë dramatike me nota stërmundimi , përkushtimi dhe me momente kulmore edhe heroizmi, njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Edi Rama: Të dashur dhe të respektuar shërbyes në uniformën e shtetit tonë, të nderuar miq edhe të ftuar, ushtarakë policë, zjarrfikës, mjek, personel i emergjencave civile në të gjitha gradat e cilësitë dhe sidomos për secilën prej meritave tuaja jemi sot këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përulur me respekt përpara jush dhe të gjithëve atyre që ju këtu përfaqësoni.

Beteja e zjarrit që përfshiu territoret të konsiderueshme të vendit tonë në 2 muajt e fundit ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh dhimbjesh, një kronikë dramatike me nota stërmundimi , përkushtimi dhe me momente kulmore edhe heroizmi, njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja.