Edhe pse shpesh shihet si një zakon argëtues apo i çuditshëm, këndimi në dush mund të jetë më shumë sesa një shprehje spontane – ai mund të ndihmojë në reduktimin e stresit dhe përmirësimin e humorit, sipas këshilltares klinike Nilou Esmaeilpour.
Themeluesja e “Lotus Therapy and Counselling” thotë se kombinimi i zërit, frymëmarrjes së thellë dhe ujit që rrjedh krijon një përvojë relaksuese për trupin dhe mendjen.
Këndimi imiton teknika të frymëmarrjes diafragmatike që përdoren në meditim dhe yoga, të cilat ndihmojnë në uljen e kortizolit – hormonit të stresit.
Aktivizimi i nervit vagus gjatë këndimit stimulon sistemin nervor parasimpatik dhe nxit lirimin e hormoneve të lumturisë si endorfina dhe dopamina.
Esmaeilpour thekson gjithashtu rolin pozitiv të akustikës së banjës, që përforcon zërin dhe rrit vetëbesimin.
Këndimi në dush paraqet një mënyrë të thjeshtë, të përditshme dhe personale për të qetësuar veten dhe për të përmirësuar gjendjen emocionale.