Vitamina F është vitamina më pak e njohur se të tjerat, por luan një rol thelbësor në funksionimin e duhur të trupit. Është në fakt një grup acidesh yndyrore esenciale, të cilat së bashku me proteinat dhe karbohidratet, janë makronutrientë themelorë për shëndetin dhe mirëqenien psikofizike. Termi vitaminë F përdoret për të përshkruar dy acide yndyrore thelbësore: acidin linoleik (omega-6) dhe acidin alfa-linolenik (omega-3). Këto janë lëndë ushqyese thelbësore që trupi nuk është në gjendje t’i sintetizojë dhe për këtë arsye duhet t’i marrim përmes dietës.
Për këtë arsye është më mirë ta siguroni në çdo vakt të ditës, duke përfshirë edhe snack-et. Ajo nxit përthithjen e vitaminave të tretshme në yndyrë si vitamina A, e dobishme për lëkurën, vitamina D, thelbësore për shëndetin e kockave dhe vitamina E, e cila kontribuon në qarkullimin e gjakut dhe largon plakjen. Po ashtu vitamin F kontribuon në pasjen e një peshe normale. Vitamina F mund të merret përmes një sërë ushqimesh.
Ndër ushqimet që janë më të pasura me të janë peshku, në veçanti peshku blu si sardelet, açugeja, harenga, skumbri, salmon, trofta dhe merluci. Ju gjithashtu mund të merrni vitaminë F duke konsumuar ushqime të tilla si farat, veçanërisht farat chia dhe liri. Burime të tjera janë avokado, vaji për shembull vaji i ullirit dhe arrat, të cilat përmbajnë në bërthamat e tyre jo vetëm acid linoleik (LA) por edhe acid alfa-linolenik (ALA). Dhe gjithashtu bajame, stika pishe dhe shqeme.
Ndërkaq, hulumtimet tregojnë që marrja e shpeshtë e vitaminave në formë tabletash mund të krijojë djegësirë të fuqishme. Këto tableta irritojnë ezofagun dhe shkaktojnë tajitje të thartirës së lukthit, ndërsa shkaktojnë dhembje të mëdha në stomak. Vitaminat në formë tabletash kryesisht janë goxha të mëdha dhe mund të rrezikojnë funksionimin e unazës muskulore, pjesë e cila bashkën lukthin dhe ezofagun. Mjekët theksojnë që, nëse vuani për shkak të thartirës së fortë nga marrja e vitaminave në formë tabletash, duhet sa më parë të ndërprisni përdorimin e tyre.