Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Krisa Çaushi, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”. Ajo ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe si i sheh ajo disa nga banorët tani që është jashtë. Po ashtu Krisa ka treguar dhe disa detaje nga lidhja e saj me Tirin dhe njohjen e tyre… Si ka qenë njohja me Tirin?

E kam ftuar unë Tirin në programin tim. Tiri ka qenë i ftuari i tretë i imi, unë sa kisha nisur atëherë. Unë kontaktova Tirin dhe ai erdhi me shumë kënaqësi në programin tim. Dhe aty nisi e gjithë gjëja. Ka qenë shumë e lezetshme… Siç janë programet me regjistrim, ai kishte ardhur, unë u ngjita 2 minuta lart tek regjia, takova pak Sarën regjisoren. Në momentin që zbres poshtë dhe e takoj dhe i them ‘si je?’, ai thotë: “Ju që bëni këto programet me regjistrim, doni 1 orë që të vini…” Mendimi i parë ishte ‘sa mendjemadh qenka ky’ (qesh).

2. Lady Gaga ka zbuluar se propozimi i pazakontë për martesë i të fejuarit të saj Michael Polanski ishte frymëzimi për një nga këngët e albumit të saj të ri “Mayhem”. Ylli 38-vjeçar i popit është çift me biznesmenin që nga viti 2019 dhe të dy u fejuan në prill të vitit të kaluar. “Mayhem”, e cili do të publikohet të premten, më 7 mars, është albumi i parë i plotë i Lady Gaga-s që nga “Chromatica” i vitit 2020. Një prej tyre është “Blade Of Grass”, një këngë romantike e frymëzuar nga mënyra se si Polanski i propozoi asaj.

3. Harrison Ford thuhet se dha dorëheqjen si prezantues në Oscars 2025 pasi u diagnostikua me herpes. Ylli i “Indiana Jones” mësoi diagnozën e tij dhe u largua nga shfaqja e çmimeve të shtunën në mëngjes, sipas Entertainment Weekly. Aktori u shpall si prezantues në Oscars përkrah Rachel Zegler, Zoe Saldaña, Samuel L. Jackson dhe Gal Gadot.

4. I ftuar në “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV në këtë edicion, Zebervoki. Ai ka bërë një analizë të lojës deri më tani dhe ka dhënë mendimin e tij për videot më të klikuara të 24 orëve të fundit. I pyetur se cili është lojtari i preferuar i tij, Zebervoki tha emrin e Gjestit.

5. Regjisori James Cameron ka thënë se po përpiqet të marrë nënshtetësinë e Zelandës së Re për t’i shpëtuar presidentit amerikan Donald Trump. Cameron, regjisori i filmave “Titanic” dhe “Avatar”, e quajti “të tmerrshëm” kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë. Regjisori, i cili ka jetuar në Zelandën e Re për gati dy dekada, por nuk është bërë ende shtetas, tha se beson se Amerika po humb vlerat e saj thelbësore nën udhëheqjen e Trump.