Demi Moore është shpallur fituesja e parë e çmimit Golden Globe për aktoren më të mirë femër, një arritje që ajo e mori këtë të dielë për rolin e saj në filmin “The Substance”.
Gjatë fjalës së saj të falënderimit, Moore shprehu habinë dhe gëzimin, duke thënë:
Nuk e prisja këtë, jam në shok tani. Kam pritur 45 vite për këtë moment dhe kjo është hera e parë që e fitoj. Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse.
Pas fitores, familja dhe miqtë e saj shpërndanë video nga reagimet e tyre entuziaste në Instagram, ku shoqëruan postimet me fjalët “Ajo ia arriti!”
“The Substance” është një film me tematikë feministe, që shtron një paralajmërim të fuqishëm lidhur me rreziqet e fiksimit pas rinisë. Ky projekt është shkruar dhe drejtuar nga Coralie Fargeat, regjisore nga Franca.