Lifestyle

Çfarë nuk duhet të bëni para se të flini për një gjumë të rehatshëm?

Ekspertët e shëndetit dhe gjumit theksojnë rëndësinë e rutinës së natës për cilësinë e pushimit. Sipas tyre, disa praktika para gjumit mund të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e gjumit. Ja disa këshilla të dobishme:

Shmangni ekranet

Drita blu nga pajisjet elektronike pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Për një gjumë më të mirë, rekomandohet të evitoni ekranet të paktën 30-60 minuta para gjumit.

Mos konsumoni vakte të rënda

Ushqimet e ngopura dhe të pasura me yndyrë mund të ngadalësojnë tretjen dhe të shkaktojnë shqetësime gjatë natës. Një vakt i lehtë është më i përshtatshëm për mbrëmje.

Mbani një temperaturë normale në dhomë

Ekspertët sugjerojnë një temperaturë mes 16-20°C për një gjumë cilësor dhe të qetë.

Krijoni një rutinë relaksuese

Aktivitetet si leximi, meditim ose dëgjimi i muzikës së qetë mund të ndihmojnë trupin dhe mendjen të përgatiten për gjumin.

Përmbahuni një orari të rregullt

Shtrihuni dhe zgjohuni në të njëjtën orë çdo ditë për të ruajtur ritmin tuaj cirkadian dhe për të përmirësuar cilësinë e gjumit.

Duke zbatuar këto këshilla, do të mund të përfitoni nga një gjumë më të mirë dhe një zgjim më energjik!