Një teori interesante e lidhjes mes trupit dhe mendjes sugjeron se dhimbjet fizike mund të reflektojnë emocionet që nuk i përjetojmë ose i njohim plotësisht.
Truri ynë sinjalizon trupin përmes ndryshimeve fiziologjike që shpesh nuk vihen re, ndërkohë që këto sinjale ndihmojnë në identifikimin e emocioneve të fshehura.
Sipas përkrahësve të kësaj teorie, secila zonë e trupit mund të lidhet me emocione të caktuara negative:
-Qafa: Kokëfortësi dhe refuzim për të parë perspektiva të reja.
-Shpatullat: Vështirësi për të shijuar eksperiencat e jetës.
-Pjesa e sipërme e shpinës: Ndjesi mungese mbështetjeje dhe dashurie.
-Pjesa e mesme e shpinës: Ndjenja faji dhe pengesa nga e kaluara.
-Pjesa e poshtme e shpinës: Pasiguri financiare.
-Bërrylat: Frikë nga ndryshimet.
-Kyçet e duarve: Pamundësi për të vepruar ose lehtësuar situata.
-Ijët: Frikë për vendime të mëdha dhe mungesë objektivash.
-Gjunjët: Krenari e tepruar, vështirësi në përshtatje.
-Kyçet e këmbëve: Mungesë fleksibiliteti, ndjenja faji dhe moskënaqësi nga jeta.
Specialistët theksojnë se vëmendja ndaj trupit dhe pozicionimi i duhur, përfshirë buzëqeshjen apo qëndrimin e saktë, mund të ndikojnë menjëherë pozitivisht në humor dhe sjellje, si dhe të lehtësojnë dhimbjet e lidhura me stresin.