Chappell Roan ka mbajtur një ndër koncertet më të përfolura të “Visions of Damsels & Other Dangerous Things” turneut në Forest Hills Stadium, New York, ku pati një moment që tërhoqi menjëherë vëmendjen: gjatë një performance, ajo u befasua kur zbuloi se pjesa e pasme e saj ishte filmuar dhe shfaqur në ekranin e madh, ajo kishte harruar që poshtë korsetit po vishte vetëm një thong. Reagimi i saj ishte spontan dhe plot humor; publikun e përfshiu në atë çast, ndërsa Chappell qëndroi profesionale dhe vazhdoi me setlist-in, duke falënderuar fansat për mbështetjen pavarësisht sfidave të këtij viti.
Përtej këtij momenti viral, koncerti ishte i ngarkuar me emocion dhe pjekuri artistike: pavarësisht se po luftonte me migrenë, Chappell dha një performancë prej 93 minutash, ku përfshihen hite si “Hot to Go”, “Casual”, “Good Luck, Babe!”, dhe bashkëpunimi surprizë me gitaristen legjendare Nancy Wilson për këngën “Barracuda”. Skena ishte e teatralizuar, me elemente fantazie, kostume që ndryshonin, dramatizëm vizual e ambient, që e bënin përvojën diçka më shumë se koncert, një përkujtues që pop-muzika mund të jetë art ekspresiv.
Reagimet e mediave dhe kritikëve ishin kryesisht pozitive: vlerësuan guximin e Chappell Roan për të trajtuar momentet e papritura me elegancë dhe vetëdije se humori dhe integriteti shpesh mund të bashkohen në skenë. Fansat nuk lanë pa komentuar as veshjet e tyre: kostume me elemente mesjetare, grim klounësh të pikëtuar, kombinime DIY që reflektonin tematikën e albumit dhe artit vizual që ajo mbështet.
Ky koncert nuk ishte vetëm një shfaqje, ishte demonstrim se Chappell Roan nuk frikësohet të jetë e pa përkryer, të bëjë gabime, të qeshë me vetveten dhe të integrojë publikun në rrëfimin e saj. Ky është momenti që shumë po thonë: po rritet jo vetëm si yll pop, por si një artist që bën që mos-perfeksioni të bëhet pjesë e magjisë.