Chris Brown është arrestuar në një hotel në Manchester pas dyshimeve për përfshirje në një incident të dhunshëm që daton në shkurt 2023.
Këngëtari i njohur amerikan i muzikës R&B, 36 vjeç, akuzohet se ka thyer një shishe tekile mbi kokën e producentit muzikor Abe Diaw në një klub nate në Mayfair, qendër e Londrës.
Arrestimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes në hotelin “Lowry”, vetëm pak kohë pasi Brown kishte mbërritur në Manchester me një avion privat.
Ai ndodhej në qytet për të nisur përgatitjet për turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, i cili pritet të fillojë më 15 qershor pikërisht nga Manchesteri.
Sipas “The Sun”, autoritetet britanike reaguan pasi media konfirmoi praninë e këngëtarit në qytet dhe ngriti pyetje mbi statusin e hetimeve.
Më pas, hetuesit e Policisë Metropolitane udhëtuan nga Londra drejt Manchesterit për të kryer arrestimin.
Chris Brown nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me akuzat, ndërsa hetimet për incidentin vazhdojnë.