Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Cilat fruta e perime nuk duhet t’i ndahen tryezës suaj këtë dimër?

Gjatë fillimit të periudhës së festave, shumica e perimeve të nëntorit kanë kaluar dhe është koha për të ndryshuar ushqimet që përdorim. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm me domatet, pasi ato mund të jenë të prishura.

Në serrat vazhdojnë të rriten disa perime, por shija e tyre është ndryshe, më shumë një kujtim nga periudha më e ngrohtë e vitit. Tani, dominon konsumi i rrepeve dhe, natyrisht, portokalleve të kuqe, që i japin ngjyra dhe shije të freskët dimrit.

Lakra e kuqe është gjithashtu në kulmin e saj, si dhe të gjitha llojet e tjera të lakrës, duke përfshirë lakrën e bardhë, lulelkrën, dhe brokolin, që janë ideale për tu përdorur gjatë këtij muaji.

Edhe pse lakrat e Brukselit janë të vështira për t’u gjetur në tregun shqiptar, ato mund të jenë një zgjedhje shumë e mirë për t’u gatuar, qofshin në gatime të ngrohta apo sallata të freskëta.

Po ashtu, karotat, selinoja, kërpudhat, kungulli i verdhë, fasulet, preshi, spinaqi, finoku dhe shumë të tjera janë gjithashtu perime të sezonit që mund të përdoren për gatime të shumta.

Sa i përket frutave, portokallet e kuqe janë të preferuara dhe mund të shijohen për disa javë, ndërkohë që hurmat dhe shegët janë në fund të sezonit, prandaj duhet t’i shijoni sa më shpejt. Gështenjat dhe frutat e thata janë gjithashtu një kënaqësi e vërtetë për këtë muaj dimri!