Showbiz

Covid-19 në SHBA/ Trump theskon se numri i lartë i të infektuarvë është ‘simbol nderi’

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se fakti që Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve në botë me koronavirus, përbën “simbol nderi”. “Në një aspekt, kjo është gjë e mirë, sepse i bie se testimi ynë është shumë i mirë”, – u shpreh Trump.  Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 1.5 milion raste me COVID-19 e rreth 92 mijë viktima. Deri tani, në Amerikë janë testuar afro 13 milionë raste të dyshuara. Ndërkaq, demokratët amerikanë thanë se 1.5 milionë të infektuar dëshmojnë dështimin e presidentit Trump në menaxhimin e pandemisë.