Uashingtoni iu bën thirrje Kosovës e Serbisë, të shmangin retorikën negative e të punojnë për një marrëveshje që siguron qëndrueshmëri në të dy vendet dhe në rajon. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit kërkon që “Thelbi i çdo marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve të vijë nga vetë palët, të cilat Amerika i mbështet, sikurëse Bashkimin Europian si lehtësues”. Sipas tij, “Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje të zbatueshme, çka kërkon largpamësi dhe elasticitet nga të dyja anët”. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë palët të marrin pronësinë e plotë të procesit.