Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, tha se shteti i tij nuk ka ndryshuar dhe se ende vazhdon të jetë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës dhe pavarësisë së saj. Deklaratat e Delawie vijnë pas komenteve, kryesisht të politikanëve në Beograd, se administrata e Presidentit Donald Trump “nuk e mbështet pavarësinë e Kosovës”, ashtu siç e kanë mbështetur administratat e mëhershme.