Buzëqeshja luan një rol të rëndësishëm në look-un e një njeriu. Pra, një buzëqeshje e bukur të bën të dukesh më e kuruar. Shpesh herë kur shikojmë vip-at në televizor vëmë re që buzëqeshja e tyre është perfekte. Sekreti i këtyre buzëqeshjeve qëndron tek “kurimi” që ata i bëjnë dhëmbëve. Një metodë e quajtur “Kurora Zirkoni” bën të mundur që buzëqeshja e gjithësecilit nga ne, të duket sa më bukur. Por, askush nuk është i informuar sa duhet për këtë lloj metode. Procesi i të vendosurit të “Kurorës së Zirkonit” bëhet duke gërryer dhëmbin që keni.
Por, sipas stomatologëve kjo lloj metode nuk rekomandohet pasi është shumë e dëmshme dhe pas moshës 40-vjeç, do të keni nevojën e vendosjes së protezave. Kjo pasi dhëmbi juaj shkatërrohet dhe nuk funksionon më. Doktoresha Manouchehri nga Londra, ka postuar një video në rrjetin social TikTok ku tregon sesi ndodh ky proces dhe sa i dëmshëm është. Pas videos së saj, një video tjetër nga një tjetër doktoreshë të quajtur Emi Mawson, qarkulloi në rrjet ku paralajmëronte ndjekësit e saj për rrezikun e këtij procesi.
Reagimi i këtyre dentisteve ka ardhur pas postimeve të shumta të influencuesve në rrjetet sociale e veçanërisht në TikTok të cilët postojnë foto e video të këtyre ndërhyrjeve. Megjithëse rezultatet janë të mahnitshme, kjo metodë është e dëmshme dhe postime të tilla po nxisin njerëzit në mënyrë të gabuar. Emi është shprehur se: “Kur i gërryeni një herë dhëmbët nuk ka më kthim pas. Kështu që gjeni një mënyre tjetër për tu dukur më të kuruar dhe për të pasur një buzëqeshje sa më tërheqëse Sakaq, këta influencues duhet të ndalojnë menjëherë promovimn e dhëmbëve të gërryer.”
Postimet e tyre janë komentuar nga shumë ndjekës ku disa shprehen se ishin gati duke e provuar këtë teknikë.
@drshaadimanouchehri