Dhimbja e kokës prek një në tre persona në mbarë botën. Rreth tre miliardë njerëz u evidentuan deri në vitin 2023, sipas një raporti të botuar në revistën The Lancet Neurology, më gjithëpërfshirësi deri më sot, i kryer në Universitetin e Uashingtonit, në bashkëpunim me atë Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë.
Çrregullimi është shkaku i gjashtë kryesor i aftësisë së kufizuar në nivel global. Analiza vlerësoi humbjen e shëndetit për shkak të migrenës, dhimbjes së kokës së tipit tension dhe dhimbjes së kokës nga përdorimi i tepërt i ilaçeve.
Këto përkthehen në vite të jetuara me kufizime, çka përfaqëson kohën totale që njerëzit kalojnë duke jetuar me probleme shëndetësore që limitojnë aktivitetet e përditshme dhe mirëqenien e përgjithshme: 541.9 vjet për 100,000 persona.
Incidenca e çrregullimeve të dhimbjes së kokës është më shumë se dyfishi te gratë, krahasuar me burrat. Në të gjitha grupmoshat, gratë kalojnë vazhdimisht më shumë kohë me simptoma të dhimbjes së kokës se burrat.
Analiza jonë tregon se çrregullimet e dhimbjes së kokës kanë mbetur të pandryshuara gjatë tre dekadave të fundit. Gratë përjetojnë nivele dukshëm më të larta të paaftësisë që lidhet me dhimbjen e kokës, u shpreh bashkautorja Yvonne Xu.
Migrena dhe përdorimi i tepërt i ilaçeve përbëjnë pjesën më të madhe të barrës globale të dhimbjes së kokës. Edhe pse dhimbja e kokës e tipit tension është pothuajse dy herë më e zakonshme se migrena, kjo e fundit përbën afërsisht 90% të dhimbjeve të kokës te të rinjtë.
Në vitin 2023, vetëm migrena shkaktoi afro 40.9 milion vjet shëndet të dobët, të jetuar në nivel global, me një shkallë prej 487.5 vitesh për 100,000 banorë.
Dhimbja e kokës e tipit tension shkaktoi 54.4 vjet shëndet të dobët të jetuar për 100,000 banorë, duke demonstruar se migrena, megjithëse më pak e zakonshme, dukshëm është më shumë paaftësi.
Dhimbja e kokës nga përdorimi i tepërt i ilaçeve, e përcaktuar si përkeqësimi i një dhimbjeje koke para-ekzistuese për shkak të përdorimit të tepërt të qetësuesve të dhimbjeve kryesisht për të trajtuar migrenën ose dhimbjen e kokës së tipit tension, e amplifikon më tej këtë ndikim.
Edhe pse kjo gjendje prek relativisht pak njerëz, ndikimi i saj në aftësinë e kufizuar në nivel popullate është i konsiderueshëm për shkak të ndikimit të saj të lartë individual. Në përgjithësi, përdorimi i tepërt i ilaçeve ishte përgjegjës për më shumë se një të pestën e të gjitha aftësive të kufizuara të lidhura me dhimbjen e kokës në nivel global.