Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagoi në lidhje me rastin e dhunës të regjistruar ndaj një fëmije 3-vjeçar në një kopësht privat në Tiranë. Ajo tha se institucioni që drejton nuk ka toleruar dhe nuk do të tolerojë raste të tilla. Ministrja Nikolla kërkoi bashkëpunimin e prindërve për të denoncuar rastet ku vërehen shkelje të kritereve dhe paralajmëroi masa të rënda.