E ftuar në “Magjia e Festave” me Dea Vieri, ka qenë Ola, përfaqësuese e “Dhurata Artifiko”. Ky biznes i vjen në ndihmë klientëve për të zgjedhur dhurata të personalizuara dhe të veçanta në çdo rast dhe kohë. Por për më shumë ka treguar vetë Ola…
Si nisi “Dhurata Artifiko”?
“Dhurata Artifiko” operon në treg prej 10 vitesh. Kemi nisur me idenë të sjellim dhurata shpirtërore, që përcjellin një mesazh dhe lënë një kujtim. Përveç se të përcjellin mesazhe të bukura për raste të ndryshme, është ideja që dhuratat që bëjnë tek ne mbeten një mesazh i bukur.
Për çfarë rastesh bëjnë më shumë dhurata njerëzit?
Raste që vijnë për të zgjedhur dhurata për shembull janë ditëlindjet, festat e fundvitit, 14 Shkurti dhe 7-8 Marsi. Kemi dhe dhurata që mund t’i bëhen kolegëve, miqve, etj.
Cilat janë tendencat e dhuratave këtë sezon?
Tani që jemi prag festash, tematikë kryesore është Secret Santa. Kemi dhe produkte të gatshme në dyqan që janë funny dhe klientët të vijnë t’i marrin aty. Këto dhuratat funny janë dhe një nga arsyet që klientët na zgjedhin çdo vit. Për kolegët për shembull një alternativë është diçka për zyrën. Kemi dhe kompozime të ndryshme që kanë të bëjnë me festat. Mesazhet pastaj janë pak personale. Por ka raste që kërkojnë dhe ndihmën tonë.
Po çmimet si variojnë, sa duan të shpenzojnë shqiptarët për dhurata?
Duke qenë se kemi shumë vite në treg, 1 në 2 familje kanë në shtëpi një produkt nga “Artifiko”. Çmimet kanë qenë të përballueshme dhe klientët kanë qenë të kënaqur gjithmonë. Për dikë që nuk dëshiron të shpenzojë shumë, dhuratat mund të fillojnë nga varëset e çelësave që fillojnë nga 800 lek. Kemi dhe portrete që varen në mur, foto të printuara në dërrasë, stilolaps, etj.
Cilat kanë qenë dhuratat që të kanë bërë më shumë përshtypje që kanë kërkuar klientët?
Klientët që surprizojnë gjyshërit. Ata preken shumë kur marrin dhurata nga nipërit e mbesat. Qoftë edhe një fotografi në kornizë ata i prek shumë. Portretet janë një ide dhuratash për ta, fotot që kanë bërë së bashku e mund t’i miksojnë.
Cilat janë produktet më të shitura tek ju?
Portretet.
Çfarë dhuratash ka për fëmijët?
Kemi setet e topave të pemëve që personalizohen me fotot e fëmijëve ose emrat e tyre, që mund t’i varin tek bredhi. Çmimet variojnë nga 1500 lek deri në 2000 lek për 6 topa. Ka po ashtu korniza me detaje fëmijësh, kompozime të ndryshme apo portrete në kanavacë.