Në një artikull të publikuar këtë javë nga “The Times of India”, shkencëtarët zbuluan rezultate befasuese nga një studim i fundit që krahasoi tre mënyra të njohura të ushqyerjes: dietën tradicionale me kalori të kufizuara, agjërimin me ndërprerje (intermittent fasting) dhe një qasje të re të quajtur “dieta e densitetit ushqyes”. Kjo e fundit rezultoi më efektive jo vetëm për humbje peshe, por edhe për përmirësim të humorit, fokusit dhe shëndetit metabolik.
Çfarë është dieta e densitetit ushqyes?
Në thelb, kjo dietë fokusohet në zgjedhjen e ushqimeve me vlera të larta ushqyese dhe kalori të ulëta, si perimet jeshile, frutat me fibra, bishtajoret dhe burimet e pastra të proteinës. Nuk ka kufizim orari, si në intermittent fasting, por theksi është te cilësia, jo sasia.
Pse funksionon më mirë?
Studiuesit thonë se, në vend që të “torturosh” trupin me periudha të gjata urie, truri dhe trupi mbeten të ushqyer rregullisht, duke ndihmuar në stabilizimin e glukozës në gjak dhe në evitimin e krizave të urisë që shpesh dëmtojnë dietat e tjera.
Rezultatet e studimit:
87% e pjesëmarrësve që ndoqën këtë dietë humbën peshë më lehtë.
Raportuan më pak lodhje dhe ndryshime humori sesa ata që praktikuan intermittent fasting.
64% deklaruan se ishin më të qëndrueshëm me këtë mënyrë ushqyerjeje pas 3 muajsh.
Si mund ta provosh vetë?
Filloni duke shtuar më shumë ushqime me ngjyrë jeshile në çdo vakt. Zëvendësoni drithërat e rafinuara me quinoa ose elb, hani fruta që kanë përmbajtje të lartë fibrash si molla ose boronica, dhe konsumoni proteina cilësore (si peshk apo vezë të fshatit).