Një eksperiment i kryer nga Harvard T.H. Chan School of Public Health tregoi se shmangia e kafeinës për vetëm një ditë shkakton ndryshime të menjëhershme në trup dhe tru. Studiuesit monitoruan 50 konsumatorë të rregullt kafeje dhe zbuluan se pas 24 orësh pa kafeinë, pjesëmarrësit përjetuan ulje të presionit të gjakut, përmirësim të hidratimit dhe reduktim të ankthit tek 32% e tyre.
Nga ana tjetër, simptomat e tërheqjes si dhimbje koke dhe lodhje ishin të dukshme, por shumica e raportoi një përmirësim në cilësinë e gjumit të natës pas eksperimentit. Specialistët theksojnë se:
Reduktimi i kafeinës mund të jetë i dobishëm për ata që vuajnë nga çrregullime ankthi ose hipertension.
Pra, ndoshta ia vlen ta provoni një “detox kafeine” një herë në javë për të rivendosur ekuilibrin e trupit. Një studim i kryer nga studiuesit në Queen Mary University of London ka zbuluar se kafeina aktivizon një enzimë të quajtur AMPK, e njohur për rolin e saj në riparimin e qelizave dhe mbrojtjen nga dëmtimet gjenetike. Në testime me qeliza të ngjashme me ato njerëzore, konsumi i 2-3 kafeve ekspres rriti jetëgjatësinë e tyre deri në 24%. Qelizat u plakën më ngadalë dhe u bënë më rezistente ndaj stresit qelizor.