Një studim i kryer nga studiuesit në Queen Mary University of London ka zbuluar se kafeina aktivizon një enzimë të quajtur AMPK, e njohur për rolin e saj në riparimin e qelizave dhe mbrojtjen nga dëmtimet gjenetike.
Në testime me qeliza të ngjashme me ato njerëzore, konsumi i 2-3 kafeve ekspres rriti jetëgjatësinë e tyre deri në 24%. Qelizat u plakën më ngadalë dhe u bënë më rezistente ndaj stresit qelizor.
E njëjta enzimë është aktualisht objekt studimi edhe për metforminën, një ilaç që po hetohet për efektet e tij të mundshme kundër plakjes.
Ky zbulim forcon idenë se një filxhan kafeje mund të jetë më shumë sesa një zakon i përditshëm – ndoshta një çelës për të ngadalësuar procesin e plakjes.