Aktualitet

Dogji një makinë në Tiranë, pranga një 34 vjeçari!

Blutë e Tiranës arrestuan një 34 vjeçar, i dyshuar se për motive të dobëta dogji automjetin tip “Citroen” në pronësi të një 43 vjeçareje në rrugën “Frang Bardhi” në kryeqytet. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë. Në pranga ra shtetasi i identifikuar si Daniel Bushka, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Njoftimi zyrtar:

Finalizohet operacioni policor i koduar “The Arsonist”. Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta. Menjëherë pas njoftimit se me datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ishte djegur automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat, në kuadër të operacionit “The Arsonist”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi D.B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.