Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni ka një paralajmërim për të gjithë: “Këtë vit do t’jua tregoj…”

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E projektet më të fundit në fakt padyshim që ia ka mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ ka shumë pak që ka publikuar EP-në e tij të parë (mini- album) dhe projektin solo ‘Rruga’. E duket se gjithçka çfarë kemi parë nga Don Xhoni nuk janë asgjë. Vetëm disa orë më parë me anë të një Instastory teksa ka ndarë me ndjekësit një ‘selfie’ të tijën krahas ka shkruar:

Don Xhon këtë vit jua tregon

E si një artist që nuk zhgënjen kurrë ne po presim me padurim se çfarë ka përgatitur reperi!

Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për pasionin e tij të madh që është boksi. Shumë pak herë Don Xhoni ndan me ne postime nga ky talent i tij pasi shumicën e kohës i përkushtohet muzikës, por sigurohet që këtë pjesë të mos e lë pas dore.