Bota Botë e Çuditshme

Donald Trump thyen rekordin personal për kohëzgjatjen e fjalimit në OKB!

Fjalimi i presidentit amerikan, Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara zgjati më shumë se 55 minuta por ai ende nuk është fjalimi më i gjatë. Trump thyen rekordin personal prej 42 minutash nga fjalimi në OKB në vitin 2017. Fjalimi në vitin 2018 zgjati 35 minuta, ndërsa vitin pasues zgjati dy minuta më shumë.

Kjo do të thotë që ish-presidenti i Kubës, Fidel Castro ende mban rekordin për fjalimin më të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai në vitin 1960 mbajti fjalim që zgjati më shumë se katër orë. Ndërkaq, sot është një ditë vendimtare në frontin ekonomik dhe gjeopolitik për Donald Trump-in. Presidenti amerikan njoftoi një raund të ri tarifash. Duke filluar nga 1 tetori, tarifat 100% do të vendosen për çdo produkt farmaceutik të markës ose të patentuar, por jo nëse një kompani po ndërton objektin e vet të prodhimit farmaceutik në Amerikë, shpjegoi Trump.

Tarifat pritet të godasin vende të tilla si India, furnizuesja kryesore e produkteve farmaceutike në SHBA. Edhe kompanitë farmaceutike gjermane janë të shqetësuara, pasi Amerika është tregu i tyre më i rëndësishëm i eksportit, duke përbërë gati një të katërtën e eksporteve farmaceutike gjermane.