Showbiz

Dua Lipa hyn në histori si artistja e parë femër me 4 këngë me mbi 1 miliard dëgjime në Spotify

Dua Lipa vazhdon të korrë suksese. Artistja me origjinë shqiptare ka hyrë në historinë e spotify.

24-vjeçarja është shpallur artistja e parë femër me 4 këngë që kanë arritur mbi 1 miliard dëgjime në platformën “Spotify”.

“Këto fitore të vogla duhen festuar. Faleminderit secilit prej jush që ka dëgjuar këngët e mija. Jam e lumtur që këngët e mija bëhen kaq familjare për ju dhe ndihem me fat që më keni dhënë mundësinë të bëj atë që dua më shumë çdo ditë të jetës” -shkroi Dua në një postim në Instagram.

Këngëtarja gjithashtu shtoi se ka një surprizë shumë të madhe për të gjithë fansat e saj që pret me pradurim ta zbulojë.