Showbiz

Dua Lipa nënshkruan kontratë me markën “Puma”

Këngëtarët edhe pse nuk kanë dhënë koncerte për shkak të pandemisë së Covid-19, janë angazhuar në fusha të tjera fitimprurëse.

Një prej tyre është edhe artistja me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka nënshkruar disa kontrata me marka të njohura dhe padyshim që i sjellin asaj fitime të mëdha.

Nëpërmjet postimit të fundit, Dua bëri të ditur se ka nënshkruar bashkëpunim me markën “Puma” si ambasadore e koleksionit më të ri.

https://www.instagram.com/p/CHsZFUeMOFo/?utm_source=ig_web_copy_link

“Shumë e entuziasmuar do t’ju njoftoj se i jam bashkuar familjes “Puma” si abmasadore e koleksionit të tyre të ri!!  Mezi pres të shihni se çfarë kemi në dyqane për ju” -ka shkruar ajo.

Gjithashtu bashkëpunime me markën “Puma” kanë pasur edhe këngëtaret e njohura si Rihanna dhe Selena Gomez.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Dua Lipa është “Fever” të cilin e solli në bashkëpunim me Angele.