Showbiz

Dua Lipa thyen një tjetër rekord në “Spotify”

Në fund të muajit qershor, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa theu një rekord në platformën “Spotify”.

Kënga e saj “Break My Heart” u rendit e para si një ndër projektet muzikore më të dëgjuara të momentit duke arritur 296.6 milionë klikime.

Duke mos u mjaftuar me kaq, fill pas kësaj erdhi dhe “Physical” duke u renditur e dyta si një ndër këngët më të dëgjuara në “Spotify” me 296.5 milionë shikime.

Falë këtyre rekordeve Dua Lipa u bë artistja e parë femër për këtë vit, këngët e të cilës janë klikuar më shumë se atyre të artistëve të tjerë.