Art & Kulturë

“Dua të të bëjë të lumtur” starton sonte në Top Channel, Lori Hoxha premton të tjera programe Big

Top Channel duket se e ka gjetur çelësin për të hyrë të shtunën mbrëma në çdo shtëpi shqiptare përmes programit të ri “Dua të të bëj të lumtur”. Ora 21:00 e kësaj mbrëmjeje sjell premierën e parë të këtij produkti televiziv në orarin prime-time nën drejtimin e moderatores Arbana Osmani. “Dua të të bëj të lumtur” do të sjellë histori njerëzore të jashtëzakonshme përmes rrëfimit të njerëzve të afërt të protagonistëve të tyre në vende të ndryshme të botës. Në vlerësimin dhe syrin e një producenteje si Lori Hoxha, “Dua të të bëj të lumtur” vjen kështu: “Dua të të bejë të lumtur ne fakt është një nga programet më të rëndësishme që ne kemi bërë në këto 15 vite televizion, është një dëshirë që e kemi patur që prëj 5-vitesh, si nga ana imë personale por dhe njerëzit që punojnë brenda Topit si Arbana dhe Alessia. Vetëm këtë vit mundëm që të mblidhnim një grup njerëzish që e donin shum këtë projekt, duke bërë të mundur realizimin me sukses. Është një projekt që kërkon shumë dashuri, shumë përkushtim. Me “Dua të të bëj të lumtur” Top Channel çel siparin e programeve Big, në një sezon të mbushur me surpriza.”-shprehet Lori Hoxha.