Aktualitet

Durrës, 670 gjoba vetëm në fundjavë

Për të menaxhuar trafikun dhe rritur parametrat e sigurisë, Policia e Durrësit ka zhvilluar një sërë kontrollesh në fundjavë. U vendosën 670 masa administrative, ndërsa 51 leje drejtimi u pezulluan. Gjithashtu u arrestuan në flagrancë 17 shtetas, 5 për drejtim mjeti nën ndikimin e alko’olit dhe 12 se ngisnin motoçikletat pa leje drejtimi.