Një 29-vjeçar, i identifikuar si Ermir Dedja u ekzekutua në një atentat me armë zjarri pak pas mesnatës së të martës në lagjen nr.18 të Durrësit.
Sipas policisë, i riu u qëllua në breshëri nga disa persona të maskuar, të cilët më pas u larguan nga vendngjarja me një makinë.
Dedja u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra me armë zjarri. Policia po punon për kapjen e autorëve të krimit të rëndë.
Dyshimet e para janë për larje hesapesh mes bandave, pasi viktima rezulton me precedentë të mëparshëm penale.
Në vitin 2015, 29-vjeçari ishte arrestuar për trafik droge drejt Kosovës dhe në vitin 2017, ishte arrestuar për përkrahjen e një personi që kreu plagosje me armë në Shijak dhe mbajtjen pa leje te një thike qe iu gjet gjate kontrollit fizik.
Ende nuk ka detaje të hollësishme në lidhje me krimin, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe së bashku me grupin hetimor po punojnë për të hedhur dritë mbi ekezekutimin.