Të ftuar në “Live From Tirana” me Edea Demaliaj, kanë qenë grupi Shkodra Elektonike, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca. Me këngën e tyre “Zjerm”, ata përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në Eurovision 2025 dhe fituan zemrat e gjithë publikut. Shkodra Elektronike erdhën me një rrëfim të sinqertë mbi ndjesitë e tyre, emocionet, por dhe shumë detaje të tjera të pathëna…
Si jeni takuar dhe jeni bërë bashkë?
Beatriçe: Ne jemi takuar në internet, Kola ka pasur një grup dhe i kam gjetuar disa video në YouTube. I kam dërguar një mesazh që ‘faleminderit për atë që po bën’. Ka qenë një surprizë e madhe për të zbuluar një artist shkodran alternativ. Ka qenë 2014-2015, kam qenë e re, nuk e kam menduar që Kola kishte qejf për t’u bërë një grup.
Kola: Është dashur kohë ta mendojmë projektin. Kisha disa kohë duke eksperimentuar, derisa kur më shkruajti Beatriçe. Më pëlqeu si këndonte, atituda e saj në skenë. Por në atë kohë nuk kisha diçka konkrete. Pasi mbarova turnetë me grupet e tjera, pastaj iu dedikova këtij projekti. Kemi bërë dy ditë prova bashkë dhe pastaj kemi filluar të bëjmë koncerte.