Aktualitet

Dy zjarre në Tiranë/ Nuk ka të lënduar, por dëme materiale!

Kati i tretë i një banese në zonën e Shkozës, sot u përfshi nga flakët rreth orës 09:45 të mëngjesit. Policia e Tiranës njofton se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit, që nuk ishte rasti i vetëm për sot në kryeqytet.

Më herët në mëngjes, rreth orës 03:25 minuta, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ra zjarr në lokalin në pronësi të një shtetasi. Edhe në këtë rast, fatmirësisht nuk pati të lënduar, por mjedisi u dogj plotësisht. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Më datë 06.04.2025, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe bashkë me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Rreth orës 03:25, dyshohet se si pasojë një difekti teknik ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E.A. Si pasojë lokali është djegur plotësisht. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.