Drejtuesi i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme paraditen e sotme. Pak ditë më parë, SPAK-u mori zyrtarisht të pandehur Jonaid Myzyrin, në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e dyshuar se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.
Hetimet kanë nxjerrë në dritë dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, ai ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cënuar parimet e barazisë e të konkurrencës së ndershme në tendera.
SPAK-u pritet të vazhdojë me fazat e mëtejshme të hetimit.