Aktualitet

Dyshime se u vetëmbyt, nxirret nga ujërat e Osumit 58-vjeçarja!

Trupi i pajetë i një 58-vjeçareje u nxorr në orët e para të mëngjesit nga ujërat e lumit Osum në Berat. Dyshohet se gruaja u vetëmbyt në lumë. Sipas deklarimit të familjarëve, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa dje rreth orës 19:00.

Berat/Informacion paraprak:

Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëmbytur në lumë.
Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa, dje, rreth orës 19:00.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.