Në moshën 37-vjeçare, Hamrick është shumë më e re se 81-vjeçari Jagger, por kjo, sipas saj, nuk përbën asnjë problem.
Gjatë pjesëmarrjes në galanë e Baletit të Qytetit të New Yorkut, ajo u shpreh me buzëqeshje:
Ai është më i ri se unë! Është i mrekullueshëm, me të vërtetë është
Çifti u njoh në vitin 2014 në Japoni, kur Jagger ishte në turne me Rolling Stones, ndërsa Hamrick performonte me Teatrin Amerikan të Baletit.
Nga kjo lidhje lindi djali i tyre, Deveraux, në vitin 2016. Kohët e fundit, Melanie ndau një video të vogëlushit duke kërcyer, duke theksuar:
Është në gjenet e tij. Askush nuk ia mësoi, e kishte natyrshëm, përpara se të shihte koncertet e babait të tij.
Hamrick gjithashtu ka konfirmuar se Jagger i ka propozuar martesë, por sqaroi se çifti nuk ka plane të menjëhershme për t’u martuar.